Qeveria “Rama 3” betohet sot para Presidentit Meta

0
97

Presidenti Ilir Meta pritet t’i japë sot “bekimin” Qeverisë “Rama 3”. Ceremonia zyrtare do të mbahet në ambientet e Presidencës, ku Edi Rama do të marrë zyrtarisht detyrën si kryeministër dhe më pas të gjithë ministrat që do të punojnë me të 4 vitet e ardhshme.

Socialistët morën votëbesimin dje dhe në Kuvendin e Shqipërisë, në një seancë maratonë që nisi në orën 10.00 të mëgjesit të së enjtes dhe përfundoi në orën 6.30 të mëngjesit të së premtes.

Pasi priti verifikimet, për ministrat e emëruar nga Rama në postet përkatëse, nga Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK, Meta ka vendosur të dekretojë përbërjen e Këshillit të Ministrave.

Emërimi i Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:

  • Zoti Edi Rama- Kryeministër;
  • Zoti Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;
  • Zonja Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
  • Zoti Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;
  • Zoti Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;
  • Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
  • Zonja Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
  • Zonja Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
  • Zoti Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;
  • Zonja Elva Margariti – Ministër i Kulturës;
  • Zonja Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
  • Zonja Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
  • Zonja Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
  • Zonja Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
  • Zonja Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
  • Zonja Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
  • Zonja Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here