Vrasja e Sabrinës, familja denoncon në SPAK gjyqtarin dhe prokurorin që liruan Elton Metajn nga burgu, “betejë” edhe për kujdestarinë e mbesës

0
72

Babai i Sabrinës, Partizan Bengaj ka deklaruar se do të padisë në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të gjithë personat që mbajnë përgjegjësi për lirimin e Elton Metajt nga burgu. Ky i fundit, shkoi dhe vrau me armë zjarrin në banesën e saj, 23-vjeçaren me të cilën ishte dhe në proces divorci.

Sipas të dhënave të publikuara deri më tani ishte prokurori Çlirim Sino, ai që kërkoi që Elton Meta të shtrohej në spital si i sëmurë mendor. Kërkesa u pranua nga gjyqtari Piro Sota, bëri që 32-vjeçari të shtrohej në spitalin e burgut në Zahari për ta liruar më pas nga burgu, vetëm pak muaj me vonë u nxor me argumentin se do të vazhdonte kurimin në shtëpi dhe më kushtin që babai i 31-vjeçarit të ishte gardiani i tij.

Por gjendja e rënduar shëndetësore ishte skema që Elton Meta përdori për të fituar lirinë nga burgu, edhe pse vetëm pak muaj më parë kishte mbajtur për 5 orë peng Sabrinën e ndjerë. Megjithatë ky detaj nuk u mor në konsideratë nga gjyqtari Piro Sota, i cili është një emër shumë i përfolur. Ai është përmendur dy herë me emër nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ai aktuali, Bledi Çuçi për vendimet që ka marrë. Paralelisht me ndjekjen penale, familja ka nisur edhe betejën ligjore për kujdestarinë e mbesës së vogël, e mbetur tashmë vetëm pas vrasjes së nënës së saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here