Ristani: Skenari më i mirë dhe më i keq për PD, lëvizja jonë nuk lidhet me Berishën

0
96

Ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Ristani deklaroi në ABC Live se aktualisht në PD janë të gjithë skenarët në tavolinë duke renditur si atë më të keq, kthimin e partisë në “dyqan të Bashës”dhe më të mirë, kthimi i saj në vlerat për të cilat është krijuar.

“Ndërprerja e mandatit të Nishanit ishte anti-statutore. Duhet një ndjeshmëri më e madhe publike ndaj rregullit në përgjegjësi, Ndaj shtetit të së drejtës. Pa pasur një qëndrim të duhur nuk arrijmë dot të krijojmë një shoqëri të mirë.

Janë të gjitha skenarë mbi tavolinë. Nga skenari më i keq kur PD kthehet në dyqan të zotit Basha deri te opsioni që është rikthimi i PD te vlerat për të cilat është krijuar. Një PD me vlera konservatore që i qëndron parimeve dhe në këtë rrugë besoj se lëvizja e zotit Berisha është katalizator për të përshpejtuar, sepse aty ka edhe njerëz të tjerë”, tha Ristani.

Ristani deklaroi se fakti që është kundër Bashës nuk do të thotë se kjo lidhjet me qëndrimin e Berishës por me parimet e tij.

“Unë apo edhe të tjerë që qëndrojmë kundër Bashës qëndrojmë për parime jo për gjëra personale. Nuk është e lidhur çdo gjë me zotin Berisha. Ka një vendim të Dash që e shpall Berishën non grata me një arsyetim të rëndë. Ky lloj vendimi e ka pasojën për zotin Berisha. Veprimtaria që bazohet në statutin e PD dhe nevojën që ka Shqipëria për një opozitë kontributi I Berishës është i mirëpritur”, deklaroi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here