Pse SHBA nuk nxjerrin provat kundër Berishës? Ja ç´thotë analisti

0
245

Pyetjes se përse ambasada amerikane dhe DASH, nuk i publikojnë provat e korrupsionit të Sali Berishës, Arjan Curri i’u përgjigj duke thënë se mund të jenë duke i ruajtur si një “kartë e fundit”, ku mund të futet edhe SPAK në lojë.

I ftuar në emisionin “Të Pakepozuarit” në MCN TV, Curri tha se amerikanëve vepruan krejt ndryshe me Berishën, se në rastin e Tom Doshit, kur ato që i konsiderojnë prova, i dorëzuan në prokurori.

“Kur u pyet për zotin Tom Doshin, ajo [ambasadorja] tha janë provat, ja kemi çuar prokurorisë. Për zotin Berisha thotë keni sytë, shikojini i keni aty. Do të thotë që në rastin e Berishës, ambasadorja ka zgjedhur të ndjekë strategji më shumë politike sesa juridike. Sot del dhe thotë është ashiqare, cfarë prova doni?

Dyshoj që ambasada dhe DASH, e ka ruajtur për kartë të fundit dhënien e provave dhe mund të fusë edhe SPAK-un në lojë.

Nëse sheh që zoti Basha, rrezikohet shumë, mund të hyjë edhe SPAK, prandaj nuk i ka nxjerrë provat deri tani“, tha Curri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here