Propozim i deputetit Shehu/ Kuvendi 1 minutë heshtje për mjekët që humbën jetën nga Covid

0
86

Në përfundim të pjesës së parë të seancës së sotme të Kuvendit, me propozim të deputetit demokrat Tritan Shehut, Kuvendi mbajti një minutë heshtje për 50 mjekët që humbën jetën nga COVID-19.

“Unë propozoj të mbajmë një minutë heshtje për mijëra viktimat nga koronavirusi dhe humbjen e gjithë atyre jetëve të mjekëve që luftuan me koronavirusin” – tha Shehu.

Pas mbarimit të 1 minutë heshtje, deputeti Erion Braçe tha se heshtja u bë “për ata mjekë që shërbyen dhe vdiqën jo për ata që bëjnë gallatë”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë kanë humbur jetën 2.557 persona.

Ndërkohë seanca parlamentare është ndërprerë dhe të vijojë punimet në orën 13:00.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here