Plas nostalgjia për Fatos Nanon, edhe Lefter Koka i flakur nga Rama i nis mesazh plot superlativa

0
74

Ish lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano, feston këtë të enjte ditëlindjen e tij të 69-të, duke marrë njëkohësisht mesazhe të shumta nga miq dhe ish-bashkëpunëtorë.

Bie në sy që politikanë si Lefter Koka dhe Luan Rama të cilët janë larguar nga partitë respektove, PS dhe LSI, kanë shfaqur superlative dhe nostalgji në mesazhet e tyre, ndryshe nga vitet e tjera kur ose nuk kanë uruar fare publikisht, ose kanë qenë më të rezervuar.‘Çdo 16 Shtator nuk mund të kalojë për mua, pa kujtuar vlerat e çmuara dhe largpamësinë e Fatos Nanos. Gëzuar ditëlindjen

Fatosi mbështeti fort falë vizionit që pati shoqërinë e hapur demokratike!

Më mirë se kushdo ka ditur të delegojë pushtet, udhëhequr nga filozofia e tij personale ku dominimi i tolerancës, modestisë dhe bashkëpunimi ishin urat lidhëse edhe me besimin që ai i dha brezit të ri socialist!

Fatosi kontribuoi pa u lodhur në zhvillimin e shpejtë të Shqipërisë, ndaj të gjithë ne; miq, bashkëpunëtorë e socialistë do t’i jemi ngahera mirënjohës. Ditë të bekuara paç miku im!’, e uron Lefter Koka, Fatos Nanon, vetëm pak ditë pasi Rama e detyroi që të dorëzojë mandatin që mori në emër të PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Image

Më herët edhe ish deputeti dhe zyrtari i lartë i LSI, Luan Rama, ka bërë një mesazh të ngjashëm plot mirënjohje për ish shefin e tij në parti dhe qeveri.

‘Gëzuar, edhe pse nuk mjafton asnjëherë kjo fjalë për të sjellë përmasën e vërtetë të urimit dhe mirënjohjen për një mik! Qofsh jetëgjatë e shëndetmirë dhe festofsh një shekull ditëlindje!’ shkruan Luan Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here