Rënia e ashensorit në Astir/ Lirohet nga burgu tekniku: Nuk kam faj, tre ditë para aksidentit e kam rregulluar

0
79

Gjykata e Tiranës ka lënë në “arrest shtëpie” Dëfrim Shabanaj, teknikun e ashensorit që u shkëput në Astir. Para gjykatës ai ka deklaruar se tre ditë para se të ndodhte aksidenti e ka rregulluar dhe se nuk është faji i tij. Prokuroria kërkoi “arrest me burg” një mujor derisa të dalë akt ekspertimi, por gjykata vendosi ta lërë në arrest shtëpie.

Ngjarja e rëndë u shënua në orët e para të së dielës në Astir, ku ashensori u shkëput, duke lënë të plagosur pesë persona. Qytetarët ishin kthyer nga një darkë familjare kishin marrë ashensorin për t’u ngjitur në katin e gjashtë ta pallatit, ku ndodhej edhe shtëpia.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here