Ndryshimi i masës së sigurisë/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e mjekut Prifti

0
71

Gjykata e Posaçme anti Korrupsion ka rrëzuar kërkesën e mjekut Edvin Prifti i cili kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për pezullimin e të drejtës për të ushtruar profesionin.

Prifti i është drejtuar Gjykatës për të disatën herë.

Ish-shefi i kardiologjisë akuzohet për korrupsion.

Prifti u arrestua me urdhër të SPAK më 13 shkurt 2021 me akuzën e korrupsionit.

Aktualisht kardiologu Prifti është nën masën e sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here