Për çfarë do të mbahet mend liderat shqiptarë?/ Jul Deda thumbon keq Bashën: Do të mbahet mend si personi që e ktheu humbjen e një partie në normalitet

0
77

Përjashtimi i ish-liderit historik të PD-së Sali Berisha nga kryedemokrati Lulzim basha ka sjellë zerërimin e shumë mbështetësve demokratë dhe të strukturave të partisë.

Një ndër anëtarët e PD-së që ka shpërthyer kundër Bashës është edhe aktori i njohur i humorit Julian Deda, i cili nuk ka nguruar për ta cilësuar Bashën si personin jot ë duhur për të drejtuar Partinë Demokratike. Deda përmes një statusi në Facebook, shkruan se për cfarë do të mbahen mend liderat që kanë drejtuar vendin, duke filluar nga Mbreti Zog, Ish-diktatori hoxha, Ish-kryeministri Fatos Nano, duke vijuar me Berishën, kryeministrin e tanishëm Edi Rama dhe në fund thumbon keq Bashën, duke theksuar se ai do të mbahet mend si personi që e ktheu humbjen e një partie në normalitet.

Statusi i plotë:

Ahmet Zogu do mbahet mend si mbreti i shqiptareve.
Enver Hoxha do mbahet mend si diktatori me kriminel me i poshter qe udhehoqi vendin drejt mjerimit.
Fatos Nano do mbahet mend si nje kryeminister i zgjuar per te menaxhuar banditet e 97, aventurier dhe liberal, i cili po te punonte pak me shume mund te bente diferencen.
Sali Berisha do mbahet mend si lideri qe, udhehoqi shqiptaret ne procesin e shembjes se komunizmit, qe ngriti lart dinjitetin kombetar, duke mbrojtur fort interesat e kombit, i dha Shqiperise nje tjeter dimension, duke e antaresuar ne NATO dhe duke realizuar levizjen e lire dhe pa viza te shqiptareve.
Edi Rama do mbahet mend si lideri i vetem ne planet qe erdhi tre here ne pushtet, duke mos bere asgje, pa asnje program dhe me tuta.
Lul Basha do mbahet mend si personi qe e ktheu humbjen e nje partie ne normalitet.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here