Shkëputja e ashensorit në Astir, banorët: Më ka ndodhur dhe mua, u bllokova para dy muajsh! Me rëndësi ishte gruaja shtatzënë, punonjësit bëjnë si cuba

0
51

Banorët e pallatit ku u shkëput ashensori në Astir kanë rrëfyer se kjo ka ndodhur dhe më parë. Banorët u shprehën se e kishin marrë vesh për ngjarjen nga një telefonatë dhe shtuan se shqetësimi më i madh ishte për gruan shtatzënë e cila aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Deklaratat e banorëve për rënien e ashensorit në Astir

Banorja 1: Para dy muajsh ka ndodhur e njëjta situatë madje kam qenë vetë personalisht në atë rast. Në atë rast telefonova për ndihmë.

Banorja 2: Më morën në telefon më thanë se cfarë kishte ndodhur. Më delikate ishte situata e gruas shtatzanë. Unë banoj këtu që në 2017, kemi pasur probleme. Kemi bërtitur disa herë se ulen ashensorët, janë punonjësit privatë. Bëjn edhe si cuba bëjn edhe si të forte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here