Vrasja e babë e bir në Elbasan/ SPAK prej 3 muaj ende s’ka nxjerrë Çapjat nga gjykimi paraprak

0
80

Një ndër dosjet më të rëndësishme që ndodhet në gjykatën e Posaçme SPAK, dhe që bën fjalë për vrasjen e bujshme të babë e bir në qytetin e Elbasanit, vijon të qëndrojë pezull në seancë paraprake.

Megjithëse prej muajit Korrik 2021, u raportua në media se dosja penale kundër Ardjan Çapja, Ervis Bardhit, Klajdi Dokolit, Etien Cani, Jorgo Lekut dhe Florenc Çapjas, kishte kaluar fazën e seancës paraprake dhe ishte futur në gjykim, në fakt një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Prej 3 muaj e gjysmë dosja penale në fjalë, vijon të qëndrojë pezull në seancë paraprake dhe ende gjyqtari i çështjes, Erion Çela, nuk ka dalë me një vendim përfundimtar, nëse do kalojë çështjen në gjyq apo nëse do kthejë dosjen me 6 të pandehur për plotësim hetimesh në SPAK.

“Ora News” mëson se ditën e djeshme në 10 shtator 2021, pranë gjykatës së Posaçme në SPAK, ishte parashikuar zhvillimi i seancës paraprake ndaj të pandehurve të mësipërm.

Por për shkak se gjyqtari, Erion Çela, ndodhej në një proces tjetër gjyqësor që zgjati për shkak të dëshmitarëve, seanca paraprake e djeshme është shtyrë për në datën 14 shtator ora 08:00.

Momentalisht gjyqtari paraprak e ka ndarë shqyrtimin e dosjes në dy pjesë, duke marrë në shqyrtim vetëm pjesën e personave që janë arrestuar si Ardjan Çapja, Klajdi Dokoli, Etjen Cani dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë Ervis Bardhi, raporton Ora News.

Ndërsa për dy personat e tjerë si Jorgo Leku, i arrestuar në Greqi dhe Florenc Çopja i ndaluar dhe i liruar më pas në Dubai, çështja penale është veçuar për tu zhvilluar në mungesë.

Ndaj 6 personave të proceduar fillimisht nga prokuroria e Elbasanit dhe më pas nga ajo e SPAK-ut, janë ngritur akuza të rëndë si “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Akuza këto që nëse do provohen përpara gjykatës, të pandehurit rrezikojnë dënime nga 25 vite burgim deri në burgim të përjetshëm.

Në këtë dosje penale personi që ka bashkëpunuar me drejtësinë është Ervis Bardhi, i cili ka treguar se është paguar 50 milion lekë nga Ardjan Çapja dhe nipi i tij Florenc Çapja, për të vrarë Gentian Beqirin, i cili qëndronte në “arrest shtëpie” në apartamentin e tij në katin e 5-të të një pallati në Elbasan, raporton Ora News.

Bardhi ka treguar, se ai vetë mëngjesin e 15 Gushtit 2012, ka qëlluar me pistoletë Gentian Beqirin, ndërsa Olsi Leku, ka goditur me grushte e shkelma babain e tij, Nezir Beqiri, duke e mbytur më pas me një jastëk. Ndërsa si bashkëpunëtorë në këtë vrasje të dyfishte, në rolin e vëzhguesit kanë qenë dy të pandehurit e tjerë, Klajdi Dokoli dhe Etien Cani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here