Shano: Bir, duhen ndërruar k*rvat, jo ngjyrat e bordellos!

0
197

Nga Dritan Shano

Neveri. Për shkak se janë përsëritur në mënyrë ciklike këto 30 vjet, këto ditë janë thjesht të neveritshme, në kuptimin e njerëzve të përzier, qëllimeve të këtyre njerëzve, metodave që po përdoren, fjalëve që po përdoren – të gjitha arkaike dhe të gjitha me synim vetëm pushtetin personal, që si çdo herë duket sikur po lëviz për të shkuar diku, por në fakt po bën vetëm një lëvizje rrethore. Prandaj, ne shqiptarët kemi mbetur në vend numëro.

Në çdo lëvizje rrethore që kryejnë këta, cilësia e njerëzve që mbledhin rreth vetes bie – në përputhje të plotë me padobishmërinë e tyre publike. Njerëzit e tyre të afërt sot, janë të shantazhueshëm në dimensionin administrativ, penal dhe seksual. Nga 1992 e këtej, këta njerëz – që përbëjnë “elitat politike” me rrogë nga taksat e shqiptarëve – nga dikur kapitenë të zgjedhur, sot janë eunukë e konkubina të emëruar, familjesh e oligarkësh.

Fanatikët e gjorë janë figurantët pa të cilët kjo tango skuthash më e fundit -në dukje politike, por thelbësisht personale – me lëvizje të shëmtuara dhe melodi akoma edhe më të shëmtuar, nuk do mund kurrsesi të kërcehej. Shqiptarët nuk kanë asnjë dobi nga ky show i rradhës, përveçse fatalisht u ndizen emocionet – tashmë si flakë kashte, por edhe qesharake. Fanatikët, janë dhe ata shqiptarë, ndaj mua më duhet t’i dua edhe ata.

À bientòt, deri në griseldën e rradhës!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here