Lindita Nikolla zgjidhet kryetare e Kuvendit me 79 vota pro

0
85

Në seancën e dytë plenarë të zhvilluar në orën 17:00 u bë votimi për kryetare Kuvendi.

Mazhoranca ka propozuar emrin e Lindita Nikollës për kryetare të Kuvendit.

Propozimi mbante firmën e kryeministrit Edi Rama dhe 16 deputeteve gra nga radhët e socialistëve.

Anëtari më i vjetër në moshë ishte  kryetar i komisionit të votimit i cili  shpalli dhe rezultatin. Komisioni i votimit përbëhej nga 5 anëtarë, 3 nga mazhoranca dhe 2 nga opozita.

Nga mazhoranca u depozituan emrat e deputetëve Fadil Nasufi , kryetar, Klevis Xhoxhi anëtar dhe Shpresa Marnoj anëtare. Nga opozita Greta Bardeli dhe Belind Këlliçi, anëtarë.

Të 140 deputetët e rinj të cilët u betuan ndërkohë që zonja Luljeta Bozo lexonte formulën e betimit duhej të votonin për kryetaren e re të Kuvendit.

Por, deputetët demokratë, në shenjë proteste, i kanë grisur fletët e tyre të votimit duke i hedhur në tokë, ndërsa LSI votoi kundër.

Mes deputetëve që i kanë grisur fletët e votimit ishte dhe kreu demokrat, Lulzim Basha.

Zyrtarisht Lindita Nikolla u zgjodh kryetare e Kuvendit.

Në votim morën pjesë 137 deputetë, nuk morën pjesë 3 deputetë. Nikolla u zgjodhe kryetare me 79 vota pro dhe 4 kundër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here