Koka: PD nuk duhet të jetë në shinat e një njeriu, Berisha do kthejë triumfin e opozitës!

0
80

Gazetari Bledian Koka,ditën e sotme është ftuar në Syri Tv, ku deklaroi se Basha ka marrë peng PD-në për interesat e tij.

Koka thekson se është Sali Berisha, ai që do të kthejë triumfin e opozitës.

“Basha ka marrë peng PD-në për interesat e tij. PD nuk duhet të jetë në shinat e një njeriu. Aktet e 25 prillit faktojnë akuzat e Berishës. Vendimi për përjashtimin e Berishës nuk është në interesin e PD-së. I vetmi njeri që përfiton këtu është Edi Rama.

Rama ku e dinte se Basha do të “vriste babanë e tij politik”. Berisha është institucional dhe është këtu. Pse është institucional  do të jetë në drejtim në kthimin e dinjitetit, që PD të kthehet në forcë lider. Berisha do kthejë triumfin e PD-së. Zullumi dhe papastërtia janë shfaqur mizorisht para syve të shqiptarëve”, deklaroi Koka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here