Bie aksidentalisht nga hoteli në Tiranë, ndërron jetë 28-vjeçari

0
112

Dy persona kanë humbur jetën ditën e sotme në Tiranë brenda pak minutash.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë bëhet me dije se një 81-vjeçare është rrëzuar nga shkallët e pallatit ku banonte në rrugën ‘Ali Demi” dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Nga ana tjetër ka humbur jetën edhe një 28-vjeçar, pasi dyshohet se ka rënë  aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Njoftimi i policisë: 

Në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët të pallatit ku banon dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasja S. B, 81 vjeçe.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte shtetasi A. M., 28 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here