I shokuar/ Kjo tragjedi nuk mbahet mend që 40 vjet”- flet dëshmitari që pa tragjedinë në Tetovë

0
76

“Mbrëmë kemi parë një tragjedi të cilën nuk e kemi parë që 40 vite në këtë lagje.”

Këto janë fjalët e qytetarit që pa nga afër flakët e zjarrit që pushtuan spitalin e Covid në Tetovë mbrëmjen e djeshme nga ku mbetën të vrarë 14 persona.

Jetoj këtu afër, t’ju them të drejtën jam pa gjumë, sikurse e dhe ju, me siguri gjithë natën keni bërë hulumtime. Kjo si ngjarje që kam parë unë, ka ndodhur diku ora 21:04 ose 21:05 minuta, në këtë moment dikush është lajmëruar, ka njoftuar organet kompetente, zjarrfikësit, policinë. Në ora 21:10 minuta kam qenë këtu afër diku, dy të parat veçmë se ishin të djegura…zjarrfikësit ishin në vendngjarje, aq sa kanë mundur ata ta bëjnë punën e vete… Kemi ndihmua familjarët me ujë me diçka, u munduam që të ndihmojmë të shpëtojmë, por ata që kanë shpëtuar kanë ndihmuar veten, kanë pas fuqi dhe kanë dalë, sepse e dimë që kanë qenë në oksigjeno terapi.

Një qyetar tjetër shpreh zemërimin me qeverinë, pasi sipas tij nuk ka asnjë sistem kundër zjarrit në asnjë godinë përreth.

“Jam shumë i tronditur nuk e di derin ku do shkojë. Nuk e di si funksionon ky shtet. Më vjen keq si jetojnë njerëzit këtu. Nuk ka asnjë pajisje kundër zjarrit, nuk ka sisteme kundër zjarrit .”

Një tjetër flet për britmat që ka dëgjuar.

“Isha brenda në oborr. Dëgjuam disa britma njerëzish, nuk i dhashë rëndësi. Kur pas 10 minutave dëgjova se është djegur spitali. Zjarr i madh. Britma të mëdha kanë qenë, tragjedi.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here