Studimi: Fëmjët e prindërve gay bëhen si ata/ Psikologia: Sheh rrushi rrushin e piqet! LGBT e hedh në gjyq

0
95

Të gjithë e mbajnë mend debatin e madh që preku shqiptarët nëse fjala “nënë” e “baba” duhet të zëvendësohen me fjalën “prindi 1 dhe prindi 2” ashtu siç kërkojnë disa organizata pro grupeve LGBT. Gjatë një emisioni televiziv ky debat mori përmasa më të mëdha pasi psikologia Marsela Lekli nënvizoi mundësinë e një risku social duke pasur familje me prindër dy nëna apo dy baballarë sepse janë modele me të cilat fëmijët rriten më pas. Mendoj që fëmija do rritet me atë frymë duke pasur dy nëna ose dy baballarë, qoftë ato edhe të seksit të kundërt. Po flasim për fëmijë që janë të vegjël, fëmijë dhe do rriten me atë frymën e personave që do kujdesen dhe do ta rrisin. Dhe do jetë edhe ai si ata në të ardhmen.-u shpreh ajo, bazuar në një studim të publikuar nga NBC News.

Por fjalët e psikologes nuk u pritën aspak mirë nga “Aleanca Kundër Diskriminit LGBT” e cila vendosi që për këtë çështje të ndërmarrë edhe hapa ligjorë. Kjo aleancë ka ngritur një padi në gjykatë për psikologen Lekli në Institucionin e Komisionerit Kundër Diskriminimit pasi pretendojnë se Lekli i ka diskriminuar për shkak të identititetit gjinor, orientimit seksual, përkatësisë gjinore dhe përgjegjësisë prindërore. Aleanca shprehet se psikologia ka përdorur gjuhë denigruese, me konotacion negativ e të pabazuar në fakte, duke deklaruar se fëmijët e rritur nga familje me prindër të të njëjtis seks:

“Do jenë si ata në të ardhmen, sheh rrushi rrushin e piqet, me atë brumë do të rritet ai fëmijë, familjes LGBT janë kundër traditës tonë familjare dhe shoqërore….”-ishin disa prej përcaktimeve të Leklit në emision.

Gjatë ditës së sotme psikologia Marsela Lekli e mbrojtur nga avokati Altin Goxhaj ka zhvilluar seancën e parë në lidhje me këtë çështje. Në lidhje me shprehjet e sipërcituata, psikologia ka treguar se këto shprehin qëndimin e saj mbi ndikimin që kanë modelet prindërore të të njëjtit seks mbi orientimin seksual të fëmijëve të tyre duke shprehur bindjet e saj. Psikologia ka treguar se gjithçka çfarë ka thënë në atë emision në lidhje me atë çështje kanë qenë të bazuara në një studim në mediat amerikane. Sipas këtij studimi fëmijët e prindërve lezbike kanë më pak të ngjarë të identifikohen si heteroseksuale si të rriturit dhe shumë më tepër të ngjarë të raportojnë tërheqjen e të njëjtit seks. Më tej ajo është shprehur se citimet nga aleanca e cila e ka paditur janë jashtë konteksit atë çfarë ajo ka dashur të tregojë dhe të shprehë.

Më tej ajo tregon se duke cituar këtë studim, nuk ka dashur kurrsesi të banalizojë apo absolutizojë në një ndikim linear, se meqenëse pindërit janë homoseksualë edhe fëmijët e tyre do jenë absolutisht homoseksualë. Sipas psikologes me këtë studim ajo ka dashur të tregojë ndikimin që ka modeli prindëror i dy prindërve të të njëjtit seks në orientimin seksual të fëmijëve pasi është e njohur shkencërisht që rolet gjinore prindërore ndikojnë në formimin e fëmijëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here