VIDEO/ Mbajti në ankth zonën, çfarë u gjet brenda çantës nga antiterrori

0
108

Një alarm fals ka rezultuar ai që mbajti të mbërthyer për më shumë se 1 orë punonjësit e policisë dhe banorët e rrugës ‘Mustafa Matohiti’ në Tiranë, ku një çantë e dyshimtë u gjet e braktisur.

Brenda çantës që u hap nga forcat xheniere nuk u gjet asgjë e rrezikshme, ndërkohë që dyshohet se ajo është braktisur nga ndonjë qytetar.

Kanë qenë forcat xheniere që kanë ndërhyrë menjëher pas njoftimit nga policia. Pas hapjes së kontrolluar të çantës, ka rezultuar se në të kishte disa rroba të bardha dhe sende të tjera personale.

Ende nuk dihet se kush e ka braktisur çantën në këtë zonë të populluar të Tiranës. Kanë qenë qytetarët që kanë pikasur çantën e braktisur ndërsa më pas policia ka rrethuar zonën duke krijuar një perimetër sigurie dhe duke mbajtur qytetarët larg deri në ardhjen e xhenierëve

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here