Artan Hoxha: Kemi kaluar në shtet kryeministror, ministrat kukulla nën urdhëra të Ramës

0
75

Analisti Artan Hoxha, në një intervistë në Syri Tv, foli për emrat e rinj të qeverisë Rama 3.

Hoxha theksoi se mund të themi se tashmë kemi kaluar në qeveri kryeministrore, duke shtuar se ministrat janë kukulla në duar të Ramës.

“Kjo qeveri i tretë i Ramës do dominohet nga personaliteti i tij dhe jo pikasja e personave të ndryshëm. Ministrat dhe të tjerët nuk janë në fakt aty në ato poste në rol normal, por ata janë persona që marrin urdhra nga lart. De facto kemi republikë kryeministrore. Rama duhet të pranojë se ministria që krijoi ajo e Rindërtimit ishte dështim. Kemi Ramën që ndihet shumë i fuqishëm, sepse ka marrë mandat të tretë.

Sipas meje, Rama nuk e ka lëshuar Ballën, sepse Balla vijon që të jetë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së. Mendoj se Rama i është dashur të sistemojë Damian Gjiknurin. Rama i hoqi një kompetencë Ballës. Rama ka dashur që të ruajë ekilibrat, Manja ka qenë person me rëndësi në parlamentin e kaluar, andaj është promovuar si ministër. Opozita ishte përgatitur të fitojë në zgjedhje, por kishte përballë një shtet të tërë, kishte forcën e ligjit dhe të antiligjit. Fitorja e 25 prillit e Ramës ishte e pamerituar”, u shpreh Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here