Kalon për gjykim dosja e OSHEE/ Veçohet hetimi për shefen e kabinetit

0
91

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kaluar për gjykim dosjen ndaj zyrtarëve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, të cilët akuzohen se kanë favorizuar një kompani italiane në një tender konsulence të zhvilluar në vitin 2016 me vlerë 138. 5 milionë lekë gati 1.1 milion euro.

Të pandehur për këtë çështje janë marrë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Dërguti. Ata akuzohen gjithashtu për favorizim të padrejtë të shoqërisë italiane, në shkelje të ligjit të prokurimit publik

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike e kontraktoi kompaninë italiane, “Com Metodi” S.p.a për konsulencë në procesin e reformimit dhe ndarjes së aktivitetit të shpërndarjes së energjisë elektrike nga ai i furnizimit, i përcaktuar në ligjin e vitit 2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”.

Ndërsa për Albana Ferraj, e cila ka mbajtur detyrën e shefes së kabinetit të administratorit të OSHEE, Ardian Çela çështja është vecuar, për shkak se kjo e fundit vijon të jetë ende në kërkim.

Këta persona rreth një vit më parë u akuzuan nga SPAK se kanë përfituar 131 mijë e 880 euro, me qëllim favorizimin e kompanisë italiane “Com Metodi” S.p.a në procedurën e prokurorimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here