Do kryenin vrasje, dalin para gjykatës tre të arrestuarit në Durrës

0
116

Kanë dalë sot para gjykatës së Durrës, tre të arrestuarit, të cilët dyshohen se do të kryenin një vrasje.

Aldi Mustafa, 35 vjeç, Uran Zyka, 40 vjeç si dhe Tahir Gjinika, 33 vjeç janë paraqitur në sallën e gjyqit për t’u njohur me masën e sigurisë.

Këta të fundit u arrestuan gjate nje operacioni te policise dy ditë më parë.  Në momentin kur janë ndaluar nga policia ata kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip “BMË” që drejtohej nga Mustafa. Ata kanë tentuar të largohen duke goditur makinën e policisë por janë bllokuar nga shërbimet e tjera të uniformave blu.

Në makinë u gjetën 3 pistoleta me fishekë në fole, 1 mitraloz me fishekë në fole dhe gati për qitje, municion luftarak, 2 laptopë, 9 telefona celularë dhe 1600 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here