Zgjidhet Kryesia e re e Partisë Demokratike: 15 emrat fitues

0
129

Partia Demokratike e ka zgjedhur tashmë Kryesinë e re. Anëtarët e Këshillit Kombëtar u zgjodhën me votë të fshehtë. Ata janë figura të spikatura me kontribute në PD:

1. Oriola Pampuri

2. Dhurata Cupi

3. Juela Hamati

4. Taulanta Jaupi

5. Lindita Metaliaj

6. Gert Bogdani

7. Agron Gjekmarkaj

8. Tomorr Alizoti

9. Ervin Salianji

10. Flamur Noka

11. Kreshnik Collaku

12. Oerd Bylykbashi

13. Aldo Bumci

14. Fitim Zekthi

15. Gent Strazimiri

Lidhur me zgjedhjet e reja, Kryetari PD Lulzim Basha deklaroi më pas:

“E sotmja është një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike. Demokratet dhe demokratët i dhanë besimin Kryesisë dhe ekipit të ri për të çuar përpara një sfidë që nuk është thjesht partiake, por kombëtare, atë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend. Hapja dhe bashkëpunimi i Partisë Demokratike me shoqërinë do të jenë në qendër të reformimit tonë të brendshëm dhe bashkë me shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, do të ndërtojmë një Platformë Qytetare për Demokracinë, për zgjedhje të lira, për ndryshime kushtetuese që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor. Vetëm kështu mund t’i japim fund kapjes së shtetit dhe sundimit të kësaj pakice të korruptuar e ta bëjmë Shqipërinë një vend të jetueshëm për familjet shqiptare.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here