Ironia e Manjanit: Këtë javë detyra është të mendojmë dhe kritikojmë të zgjedhurit e Lulit në kryesi, jo të Ramës në Qeveri

0
154

Ditën e sotme Partia Demokratike do të zgjedhë kryesinë e saj të re, e cila do të punojë në 4 vitet e ardhshme. Si do që të shkojë procesi, kritikat nuk do të mungojnë ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.

Gjithashtu këtë javë pritet që të dalin edhe emrat e ministrave me të cilët Rama do të qeverisë vendin për këtë mandate, ku deri më tani ai ka konfirmuar vetëm kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe ministren Elisa Spiropali.

Pikërisht se kritikat do të shkojnë për të zgjedhur e kryesisë së PD-së, ka ironizuar ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili përmes një statusi në Facebook shkruan:

Këtë javë detyra është të mendojmë dhe kritikojmë të zgjedhurit e Lulit në kryesi, jo të Ramës në qeveri.
Kryesia e PD që ska gjë në dorë është më e rëndësishme, se qeveria e Ramës që vendos për të gjithë ne.
Dhe mos harroni: fajin e ka Saliu!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here