Mbetet në burg Arbër Çekaj dhe pse prokurori ishte dakord për ‘lirimin’!

0
120

Për Selim Çekën, babain e Arbër Çekajt, Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë .

Gjyqtari, Dhimitër Lara, nuk pranoi të zbusë masën e sigurisë megjithëse edhe prokurori ishte dakort me një masë më të lehtë sigurie.

72-vjeçari, Selim Çekaj, ndodhet prej javësh në spital. Në seancën e mëparshme avokati i tij Maksim Haxhia kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Dhimitër Lara nga vendimi për ndryshimin e masës pasi pretendon se i njëjti gjyqtar ka gjykuar të birin, Arbër Çekaj.

Pavarësisht kërkesës, Lara nuk u tërhoq por vazhdoi seancën. Në këto kushte avokati Haxhia doli nga salla dhe në një prononcim për mediat e akuzoi gjyqtarin se është pozicionuar kundër familjes Çeka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here