Arrestohet shqiptari në Angli, kapet me kokainë dhe 4 mijë paund në makinë

0
97

Shqiptari Artenis Tershalla, i cili jetonte në mënyrë të paligjshme në Britani është arrestuar, pasi është kapur transportuar lëndë narkotike me automjet.

Shqiptari përdorte tre identitete, i janë gjetur edhe 4 mijë paund në makinë, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një çantë si dhe mbetjet e një ngarkese kanabisi.

Në momentin e arrestimit ai i tha policisë se e kishte marrë hua makinën ndërsa iu gjetën tre mjete identifikimi, italian, bullgar dhe ai shqiptar.

I riu shqiptar ndodhej në Britaninë e Madhe prej të paktën dy vitesh dhe kishte krijuar një llogari bankare duke përdorur identitetin italian ku kishte grumbulluar më shumë se 12 mijë paund në më pak se një vit.

Gjyqtari deklaroi se ka gjasa që ai të jetë i përfshirë në krimin e organizuar të shpërndarjes së drogës. Ndërkohë nuk dihet se cili do të jetë dënimi për të.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here