Aksident i rëndë në Berat/ Kamionçina del nga rruga, humb jetën 58-vjeçari, 3 të plagosur

0
92

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në fshatin Rroshnik të Beratit. Një mjet tip kamionçinë, në të cilin udhëtonin 4 shtetas ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen pasi ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Beratit 58-vjeçari Zybo Brami.

Të plagosurit e tjerë Daniel Brami, 26vjeç dhe R. Brami, 12 vjeç si dhe drejtuesi i mjetit Astrit Kanaçi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Beratit, nga ku pritet të transportohen me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here