Policia kontrolle me dronë e radar në Bypassin e Vlorës: Vendosen 53 gjoba dhe 11 heqje patente

0
158

Policia ka kontrolluar Bypassin e Vlorës me dronë e radar, për parandalimin e aksidenteve me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.

Kështu, policia ka evidentuar 53 drejtues automjetesh të cilët kryenin parakalime të gabuara duke i ndëshkuar ata me gjobë.

“Shërbimet e Policisë Vendore Rrugore, gjatë ditës së sotme në BYPASS, si rezultat i monitorimit me dronë e radar kanë evidentuar 53 drejtues automjetesh të cilët kryenin parakalime të gabuara, disa prej tyre edhe të rrezikshme e me sjellje agresive në rrugë.  Këta drejtues automjetesh janë ndëshkuar me masë administrative nga 3.000 Lekë të rinj secili. Gjithashtu po gjatë ditës së sotme nga Drejtoria e Policisë Rrugore në autostradën Vlorë-Levan, Levan- Vlorë dhe në BYPASS-in e Vlorës, janë̈ konstatuar drejtues mjetesh që shpejtonin duke shkelur sinjalistikën rrugore, me shpejtësi që varjojnë nga 130 km/h deri në 177 km/h, shpejtësi që në fluksin e madh të mjeteve janë rrezik potencial për përfshirjen në ngjarje rrugore. Gjatë ditës së sotme janë pezulluar 11 leje drejtimi, me afat që varjojnë nga 1 muaj deri në 4 muaj si dhe me masë administrative nga 6.000 deri në 12.000 Lekë të rinj, si dhe janë vendosur 32 masa administrative për shpejtësi pa saksion për pezullim të lejes së drejtimit.” – njofton policia.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here