Bie nga lartësia 35-vjeçari në Durrës

0
107

Një 35-vjeçar ka rënë nga lartësia, pasi ishte duke vendosur një ndriçues në një shtyllë në rrugë.

Për pasojë shtetasi me iniciale E. M., rreth 35 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës ka mbetur i plagosur, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital.

Paraprakisht bëhet me dije se i plagosuri, punonjës gomisterie, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 10.08.2021, rreth orës 17:55, në lagjen nr.14, Durrës, ka rënë nga lartësia pasi po vendoste një ndriçues në një shtyllë në rrugë shtetasi E. M., rreth 35 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, (punonjës i një gomisterie). Shtetasi E. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here