Zogjtë zjarrvënës dhe “zogjtë e k*rvës”

0
481
Nga Ylli Dylgjeri
Më në fund bota e civilizuar e zbuloi se zjarret ne
keto dite perveluese i shperndajne edhe zogjte. Ky zbulim vjen nga Australia e larget e deri ne zjarret
që kane perfshire edhe Turqine, Greqine etj. Jane autoritetet shkencore dhe me pas ato politike qe e pranojne kete fakt. Një numer i madh i zogjve vendor te Australise po e perkeqesojne gjendjen e zjarrit qe
ka perfshire vendin – u tha gjate zjarreve që perfshin kete kontinent. Këta zogj, jane te njohur se perdorin zjarrin duke e shperndare neper fusha qe te gjejne me lehte prene e tyre. Ky veprim ka bere qe atyre tu thuhet “zjarrvenes” pasi jane duke perhapur zjarre me shkopinj që digjen duke i hedhur ne fusha te thata.
Ato trembin kafshet e vogla dhe insektet qe i perdorin me pas per ushqim. Ky eshte konkluzioni qe vjen
per zjarret nga bota e qytetëruar.
Ndryshe po i trajton zjarret politika ne Shqiperi…
Edhe pse nuk kane referenca nga Ornitologjia,
shkenca qe merret me studimin e zogjve, zevendeskryeministri shqiptar Erion Braçe ja
faturon zjarret nje lloj zogu tjeter, ose thëne popullorçe “zogjve te kurves”, qe me kete rast nenkupton opoziten shqiptare.
Braçe thotë:
“Zjarret në Shqipëri nuk janë prej ndryshimit të klimës! Temperatura e re pooo! Zjarret jo! Zjarret janë të gjitha të qëllimshme! Hem si krime ordinere dhe hem si krime politike!
Të qëllimshme si krime ordinere nisur nga nevoja banale për kullota, troje ndërtimi apo shkundje deri në fund të inatit me pronën publike dhe pronën e komshiut. Të qëllimshme si krime politike me zjarr, materializim i politikës së imponimit të destabilizimit me zjarr e tokën e djegur, njohur, jetuar, provuar/faktuar publikisht në këtë vend e që në dimër rrëzon shtyllat e transmetimit të energjisë e në vere i vë zjarrin çdo fije bari e çdo gjethe peme kudo, në pyje e parqe”…
Por edhe pas kesaj, Braçe prapë nuk ka prova, dhe bie edhe vete brenda ne zjarr:
“Të dy qëllimet duhen “përvëluar” ligjërisht me hetim, gjykim, ndëshkim etj – vijon Braçe!
Dmth ende Policia, ketu, nuk ka provuar autore, per zjarre te qëllimshme nga opozita!
Keshtu si perfundim, ne boten e qyteteruar, jane provuar zogjte si zjarrvenes, ne boten e Braçes,
ku me nje helikopter i vihet verdalle shqiperise per te filmuar Shefin e Braçes, akuzohen “Zogjte e kurves” ose thjesht Opozita.
Te lumtë e mos të humbtë…llogjika Braçe.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here