Dyshohet të ketë abuzuar seksualisht me një 12-vjeçar, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

0
138

Detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Kavajë, ku dyshohet se një i mitur është abuzuar seksualisht nga një 39-vjeçar.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se 39-vjeçari i arrestuar nga policia është shtetasi Indrit C., i divorcuar nga Gosa e Kavajës.

Nuk dihet se si ai ka rënë në kontakt me të miturin 12-vjeçar, i cili rezulton me autizëm.

Ka qenë babai i djalit që ka denoncuar në polici.

Kjo e fundit e ka pyetur të miturin dhe në prani të një psikologeje, teksa pritet që t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Policia dhe Prokuroria po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit, teksa autori i dyshuar është dërguar në paraburgim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here