Gjirokastra bën bilandin e dëmeve: Zjarret dogjën 900 ha pyje e vreshtari, dëme të konsiderueshme në bagëti

0
130

Gjirokastra bën bilancin e dëmeve që ka shkaktuar zjarri i këtyre ditëve. Paraprakisht bëhet fjalë për 850 ha  tokë pyje e kullota dhe 50 ha vreshtari të djegura.

Dëme të konsiderueshme janë bërë edhe në stalla e bagëti e pasuri të tjera të banorëve.

Kryesisht dëmet janë në zonën e Lunxhërisë dhe të Antigonesë.

Ndërkohë sot një vatër zjarri është aktive në fshatin Saraqinisht por është e pamundur ndërhyrja për shkak se është një zonë e thepisor kodrinore.

Ndërkohë bashkëshortja e Andrea Haxhiajt i cili humbi jetën më 3 gusht për shkak të flakëve që përfshinë zonën ndodhet në spital në gjëndje të rëndë.

Grupet e ngritura nga ana e bashkisë dhe prefekturës po verifikojnë dëmet në çdo banesë.

Një tjetër vatër sot (6 gusht)  është shfaqur ne fshatin Goranxi bashkia Dropull, tymi mbuloi autostradën dhe krijoi vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Nga zjarri ka sipërfaqe të tëra toke të djegura, ndërsa nuk rrezikohen banesat.

Në video raportimi i gazetares së Ora Neës në Gjirokastër, Entiola Budo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here