Përplasje në Baldushk, një grua humb ndjenjat! Banorët dalin në protestë: Do ndërtohen 52 vila, po na bëhet hataja!

0
100

Përplasje mes banorëve dhe efektivët e Policisë së Shtetit në fshatin Baldushk të kryeqytetit. Dhjetra banorë kanë dalë për të mbrojtur pronën e tyre, me pretendimin se po u merret pa të drejtë për të ndërtuar një kompleks me vila.

Siç edhe shihet në pamjet e siguruara nga Fax News, nuk ka munguar përplasja fizike mes punonjësve të policisë dhe banorëve, të cilët prej kohësh vijojnë të bëjnë rezistencë duke penguar nisjen e punimeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Banorët thonë se tokën e kanë të trashëguar dhe beteja ligjore ende nuk ka marrë fund, pasi Gjykata nuk ka dhënë ende një vendim të formës së prerë. Ndërkohë që Bashkia e Tiranës pretendon se në zonë do të ndërtohen banesa për të gjithë të prekurit nga tërmeti, por banorët shprehen se kanë informacione që në vend të shtëpive do të ngrihen 52 vila.

Këta të fundit gjithashtu kanë bërë me dije se për pronat e marra, kanë përfituar një dëmshpërblim qesharak, ndërsa sot punonjësit e policisë u kanë prishur edhe pusin që e përdornin për furnizimin me ujë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here