Raporti i OSBE-ODIHR/ Këlliçi: Konfirmoi se garë të ndershme me Ramën nuk ka…aty ka masakër elektorale!

0
59

Kryetari i FRPD njëherazi edhe deputet i zgjedhur nga zgjedhjet e 25 prillit, Belind Këlliçi ka reaguar pas raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR.

‘Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR konfirmoi atë që dimë të gjithë: Garë të ndershme me Edi Ramën nuk ka’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR konfirmoi atë që dimë të gjithë:

Garë të ndershme me Edi Ramën nuk ka.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme i shërbejnë Shqipërisë dhe standardeve që BE kërkon prej vendit tonë.

Aty ku sovraniteti i zgjedhësve blihet me para të pista, me favore të paligjshme në tendera, konçensione e PPP, me legalizime banesash në minutë të fundit, me patronazhistë-gjurmues;

aty nuk ka zgjedhje të lira e as të ndershme.

Aty ka masakër elektorale!

Jam dëshmimtar okular i masakrës elektorale dhe nuk jam i vetmi. Në Kombinat, Vaqarr, Ndroq, Pezë, Unazë e Re, Kashar e Mëzez, kam parë e denoncuar rastet se si drejtorë e drejtoresha, prefekti e ministresha, së bashku me vartësit e tyre, braktisën punët e zyrës për t’u bërë patericë e një gojështhururi kronik.

PD është aset i Shqipërisë. Besimi i qytetarëve ndaj PD është aseti më i madh që ka forca jonë politike. Prandaj detyrimi ynë është të qëndrojmë të bashkuar përballë këtij regjimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here