“S’jemi tufë bagëtish të na komandojë ai pijaneci Pipero” / Flet avokati: Po na vrasin me vaksinat, një grup i iluminatit kërkon të qeverisë…

0
198

Mbrëmjen e sotme është mbajtur në Tiranë një protestë kundër masave anti-Covid dhe kryesisht kundër vaksinimit masiv të popullsisë, protestë kjo e mbajtur njëkohësisht në shumë qytetet të botës.

Për Fax News ka folur dhe avokati i kësaj proteste, i cili ngre dyshime të forta që vaksinimi nuk po bëhet për të shëruar njerëzit por për t’i vrarë ata.

Avokati thotë se qytetarët nuk janë një tufë delesh të cilët i komandon Ministrja Ogerta Manastirliu apo doktor Pëllumb Pipero, të cilin e quajti pijanec, por ata janë të lirë për të jetuar jetën e tyre.

Më tej ai i ka bërë thirrje Kryeministrit Rama që të heqë dorë nga vaksinat pasi po vrasin njerëz, duke e paralajmëruar se do të dalë para gjykatës.

“Është një sëmundje e sajuar. Nuk është e vërtetë që njerëzit vdesin sicc e kanë thënë. Vaksinimi nuk bëhet për të shuar njerëzit por për t’i sëmurë. Praktika ka treguar se shumë njerëz kanë vdekur pasi kanë bërë vaksinën, ose janë infektuar më pas. Pra është një bllof. Gjithccka bëhet për të krijuar një qeverisje botërore. Një grup i iluminatit kërkon të qeverisë botën. Kanë blerë kryeministrat dhe presidentët e të gjitha vendeve. Kanë vdekur natyralisht 4-5 presidentë që e kundërshtuan. Është shumë sëmurë presidenti i Brazilit që e kundërshtoi këtë. Sot në të gjithë botën, në orën 7 të Shqipërisë, janë ngritur miliona njerëz dhe mbarë botën po bëhen 1 miliardë njerëz kundër shfarosjes së njerëzimit.

Unë i kam thënë shqiptarëve, nuk kemi bërë ne studime, por shkencëtarët me famë botërore dhe kanë vërtetuar se gjithccka është e stisur. E gjitha qe një mashtrim. I bëj thirrje Ministres dhe Kryeministrit. Thirrini mendjes se po vdesin njerëz nga ato vaksina dhe të jeni të sigurtë që do shkoni para gjykatës. Kjo nuk ju shpëton, sepse e ardhmja ështe e jona e njerëzve të lirë, dhe jo e deleve. Ne do të luftojmë për lirinë tonë me të gjitha mjetet. Ka me dhjetëra fakte në rrjetet sociale. Mbajeni mend shqiptarë, në shtator do të fillojnë televizionet janë kaq e kaq të infektuar. Janë mashtrime. Natyrisht vdekja është natyrale, por jo të na vrasin me vaksina. Këtë se pranojmë kurrë. Ne nuk jemi tufë bagëtish të na komandojë Manastirliu apo një pijanec si ai Piperoja,” tha avokati.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here