Banorët e Senicës bllokojnë aksin Kardhiq-Delvinë, kërkojnë rrugë për fshatin e tyre

0
166

Banorët e fshatit Senicë në Delvinë, kanë bllokuar paraditen e sotme rrugën Kardhiq-Delvinë. Ata kërkojnë që firma që po ndërton këtë aks të rëndësishëm në jug, të ndërtojë dhe rrugën e fshatit të tyre.

Banorët e Senicës kanë dalë të gjithë në rrugë, duke bllokuar dhe qarkullimin e mjeteve.

Ata shprehen se për këtë shqetësim i kanë shkurajtur edhe kryeministrit Edi Rama, por deri tani nuk ka asnjë reagim. Sipas tyre, firma që ndërton Kardhiq-Delvinën, duhet të ndërtojë dhe rrugën e fshatit të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here