Faktet/Tentakulat e Erion Veliajt për kapjen e drejtësisë së re

0
138

Kushdo që e ka ndjekur me vëmendje vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar me siguri që ka vënë re një fenomen të çuditshëm: një pjesë e gjykatësve kushtetues, ndërsa nuk patën drojë të rrëzonim vendimet e qeverisë dhe ligjet që pati votuar kuvendi, u treguan të rezervuar kur erdhi puna tek Bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj.

Në vendimin e saj kushtetuesja e shpëtoi kryetarin e Tiranës duke votuar për të mos marrë në shqyrtim Vendimin e Këshillit Bashkiak për shembjen e godinës. Kështu Veliaj dhe njerëzit që ekzekutuan këtë masakër siguruan një mbrojtje ligjore që e bëri kryebashkiakun të thërriste menjëherë fitore, duke deklaruar se gjykata i miratoi eskavarorët e mesnatës mbi objektin e trashigimisë kulturore.

Së paku katër anëtarë të kushtetueses Fjona Papajorgji, Elsa Toska, Altin Binaj dhe Vitore Tusha votuan se marrja në shqyrtim e këtij akti nuk ishte në juridiksionin e gjykatës. Pra, ata ngritën dorën për ta shpëtuar Veliajn nga gjykimi i kësaj çështjeje.

Por ka edhe më keq.

Ndonëse mbetën në pakicë, dy gjykatësit më të flaktë pro Veliajt Altin Binaj dhe Elsa Toska, votuan edhe që kalimi i pronës së truallit të teatrit te bashkia ishte i ligjshëm, ndryshe nga kolegët e tjerë që nuk e kapërdinë dot këtë shkelje flagrante.

Ndonëse në këtë rast të dytë Veliaj nuk shpëtoi dot, nga ky proces u vu re një influencë e dukshme e pushtetit okult të kryebashkiakut mbi gjykatën kryesore në vend.

Po si ka mundësi që falë presionit, joshjes dhe kulisave Veliaj të arrijë atë që nuk e bën dot për vetë as Edi Rama?

Kjo ka të bëjë me qëllimet e tij dhe me një axhendë të qartë që shpesh herë ka shkuar edhe në vijë të kundërt me atë që kërkojnë ndërkombëtarët. Burime të mirëinformuara pohuan për Lapsi.al se njerëz influentë pranë Veliajt nuk kanë lënë gur pa lëvizur për të mbrojtur kryeprokuroren e Tiranës Elisabeta Imeraj për ti shpëtuar vettingut. “Ishin levat shumë pranë një oligarku dhe ato të kryebashkiakut, mediat e komanduara nga ta, si dhe presioni i tyre mbi gjykatësit e vettingut dhe komisionerin publik, ato që e detyruan Yuri Kim dhe Sorecën të flisnin hapur për këtë kazus”, tha burimi.

Dyshimet janë se mes Veliajt dhe Elisabeta Imerajt ishte bëre një pakt i fshehtë: “ti më mbulo krahët për çështjet e shumta që unë kam në prokurorinë e Tiranës, unë të suportoj politikisht për të sfiduar ndërkombëtarët në vetting”.

Dhe ky nuk është rasti i vetëm. Edhe dimrin që lamë pas dy ambasadorët më të rëndësishëm të vendit, u detyruan të ngrenë zërin pasi një kandidate për gjykatën kushtetuese e suportuar nga kryebashkiaku, nuk la gurë pa lëvizur, përshirë edhe gjykatën administrative ku Veliaj është tepër i fortë, për të bllokuar sistemin deri ss të dekretohej nga presidenti. Ndonëse në fund ajo dështoi, rasti konfirmoi edhe njëherë peshën në rritje të kryebashkiakut në ingranazhet e drejtësisë së re.

Tashmë ka ikur koha kur Veliaj bënte politikanin e rrugës duke organizuar mitingje për ti bërë presion gjykatave. Me pushtetin dhe paratë që ka në bashki ai ka zgjedhur të bëjë rolin e kalit të Trojës mbi drejtësinë e re.  Ai s’po lë gur pa lëvizur për të vendosur kudo njerëzit e tij. Dhe kjo tashmë me një strategji tejet të lexueshme për të ngritur një pushtet paralel brenda atij të Ramës. Ashtu si ka vepruar në media dhe po njësoj si ka bërë në grupin parlamentar të PS që do të hyjë në parlament në shtator, brenda të cilit ai ka çetën e vet.

Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here