‘Radhë nga mungesa e stafit’, Daci: Qytetarët shqiptarë meritojnë respekt e dinjitet!

0
100

Nga ALBAN Daci

Qytetarët shqiptarë meritojnë respekt e dinjitet! Sikur të mos mjaftonte largimi i tyre i dhimbshëm për kushte të vështira, por persekutimi nga institucionet tona për fat të keq i ndjek edhe kur largohen!

Shteti duhet të investoj në shërbimin diplomatik, në selitë diplomatike e mbi të gjitha duhet të investoj në rekrutimin dinjitoz të personelit dhe jo ta konsideroj Shebrimin Diplomatik si stallë për militantë dhe për vajzat, djemt, nipërit, mbesat apo të afërmit e deputetëve e të Pushtetit.

Selitë tona diplomatike dhe Shërbimi jonë Diplomatik është porta e imazhit të një Shqipërie që duan dhe duhet të kemi! Shqiptarët trajtohen me përbuzje në pika kufitare e  sikur të mos mjaftonin ato, kemi edhe këto pamje në mesin e Romës së civilizuar.

Nuk e di sa krenar janë perfaquesit e Shtetit kur italianët apo turistët kalojnë e shikojnë këto pamje tek Selia Diplomatike?!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here