Publikohen pamjet/ Si u kap “Pablo Eskobari” shqiptar në Kolumbi, momenti i bastisjes, lëvizjet dhe kasaforta plot

0
108

Detaje të reja, janë publikuar në lidhje me arrestimin e bosit shqiptar të kokainës, Agim Çerma, i njohur me pseudonimin “Jimmy”, i cili u kap dy ditë më parë së bashku me katër bashkëpunëtorët e tij.

Policia në përfundim të operacionit zbuloi dhe sekuestroi 333 kilogramë kokainë dhe 2 miliardë pesos, rreth 450 mijë euro.

Ndërkohë së fundmi, mediat kolumbiane kanë publikuar edhe pamjet se si lëvizte shqiptari në Kolumbi duke u kamufluar se po shiste produkte kozmetike, por që në fakt  merrej me trafikimin e drogës.

Mediat bëjnë me dije se në shtëpinë e Çermës është gjetur edhe një kasafortë plot.

Sipas autoriteteve kolumbiane trafikanti shqiptar ishte në krye të veprimtarisë kriminale dhe bashkëpunonte me grupet më të rrezikshme të Kolumbisë.

Mësohet se, Çerma merrte paratë nga Europa për blerjen e kokainës dhe më pas garantonte dërgimin e drogës me avionë charter në SHBA por edhe Europë në Bullgari nga fluturimet përmes aeroporteve ndërkombëtare.

Për trafikun e kokainës ata përdornin edhe portet detare kolumbiane, ku droga fshihej në kontenierët e mallrave.

Publikohen pamjet/ Si u kap “Pablo Eskobari” shqiptar në

Sipas mediave shqiptari bashkëpunonte me “Clan del Golfo” (kartel kolumbian i drogës) në rajonin e Urabá dhe me “FARC” (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë) në pjesën jugperëndimore të vendit për të blerë kokainë dhe për ta transportuar, ndërsa kishin korruptuar kontrollorët ajrorë të trafikut për të lëvizur të qetë.

Grupi kriminal u godit nga DEA, ndërkohë Çerma u arrestua brenda shtëpisë së tij në qytetin Palmira.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here