Humb jetën një person nga koronavirusi në Kosovë, konfirmohen 15 raste të reja

0
127

Në 24 orët e fundit nga coronavirusi në Kosovë ka humbur jetën një person, ndërsa janë konfirmuar 15 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 12.927 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 324.107 doza të vaksinës. Deri më sot 93.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.144 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Ministria e Shëndetësisë njofton se sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.549.

 

 

Në total numri i rasteve aktive është 107.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here