Vasili: Njerëz jini vigjilentë, për qeverinë trajtimi i Pandemisë është pazar politik!

0
146

Nga Petrit Vasili

Duke pare sot shtimin e një ore te muzikës ne lokale nga Komitet i Eksperteve i shndërruar ne organizate politike te rëndomte te rilindjes, te gjithë kuptuam se është vërtet antinjerëzor dhe inkuizicion antishkence trajtimi i Pandemisë se COVID 19.

Qeveria çdo mase te marre e ka lidhur vetëm me hallin politik te ditës, qe ka pasur Rama dhe aspak me atë qe imponon shkenca. Vënia e kufizimeve është përdorur si ushtrim diktati qeveritar pa asnjë efikasitet praktik.

U vendos një mbyllje drastike militare ne periudhën mars – maj 2020 kur rastet ishin shume te pakta dhe vdekjet te papërfillshme ne vend te kryerjes se testimit masiv dhe aplikimit te masave mbrojtëse dhe akordimit te financimit qe duhej gjera te cilat nuk ndodhen.

U shemb teatri dhe u dhunua karantina nga vete qeveria duke aktivizuar qindra police e demonstratat e natyrshme qe pasuan, ndërkohe qe mijëra qytetare gjobiteshin ne se dilnin jashtë orës policore po nga vete qeveria. Kufizimet ishin me te kufizuara paradoksalit, kur rastet ishin dhjetar here me te larta dhe vdekjet po ashtu ishin ne shifra kritike ne fundvitin 2020.

U ndalua votimi i emigranteve nga Greqia kur shifrat atje ishin me te ulte dhe u hoqën kur shifrat e infektimeve ishin me te larta vetëm për hesapin elektoral te Rames. Kufizimet lidhur me lokalet u mbajtën pa asnjë kuptim te thella kur shifrat janë shume te ulta dhe sot lirohen si sevap, qe qeveria ju bekerka bizneseve te dëmtuara ne mënyre dramatike e te lëna pa asnjë mbështetje nga vete qeveria ne ditët e tyre me te vështira.

Ndaj te gjithë duhet ta dine dhe nuk duhet te ushqejnë asnjë iluzion se edhe ne javët e muajt, qe vijnë pandemia do te trajtohet nga Rama dhe qeveria si një valvul për çfrurjen e halleve politike. Ne asnjë rast mos prisni mbrojtje te bazuar ne shkence, por thjesht masa propagandistike dhe korruptive.

Mos prisni shifra te vërteta, por vetëm mashtrimin e radhës siç ndodhin me fshehjen kriminale te mijëra vdekjeve nga Pandemia. Mos prisni masa specifike për mbrojtjen nga varianti Delta i Coronavirusit, por thjesht frazën gebelsiane te rilindjes:” Kështu ndodh ne gjithë boten”! Do vuajmë dhimbshëm pasojat e ne vend te qajmë hallet e Pandemisë do dëgjojmë daullet e propagandës rilindëse për suksesin botëror te punës se saj.

Do dëgjojmë e çnuk do dëgjojmë, por Pandemia nuk do te ketë zgjidhje, por vetëm ekskursione te Rames ne aeroport për pritje vaksinash me çmim sekret e qe nuk dihet nga vijnë e ku prodhohen, por te mjafta për te hedhur hi syve. Pandemia është rrezik shume i madh dhe akoma me i madh, kur ke një qeveri jo humane dhe inkuizitore te shkencës ndaj njerëz jini vigjilentë!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here