Thyeje orën policore! Poshtë dikatura…

0
166
Nga Elona Caslli 
Unë nuk jam fallxhore dhe jam kundër fallit si koncept, pasi jeta është interesante sepse është e paparashikueshme dhe gjithçka që do të ndodhë në jetë nuk ke pse ta përjetosh paraprakisht, qoftë ky gëzimi yt, apo hidhërimi yt, ama ora policore dhe dhuna që po ushtrohet në zonat turistike aktualisht më shpien të mendoj se vjeshta që vjen do të jetë një zbor i mirëfilltë për mbarë shqiptarët.
Edi Rama do të na kyçë dhe do do të na shkyçë sipas oreksit të tij, do të na gjobisë dhe do të na shoqërojë nëpër komisariate sepse nuk kemi vënë maskë kur ecim krejt vetëm në rrugë dhe do të vazhdojë të na i caktojë ditët e daljes me grafik.
Ora policore e vendosur në 23.00 dhe fjalia e Ramës që i fton shqiptarët të kërcejnë në natyrë pas kësaj ore, është një tallje e madhe me të gjithë shqiptarët, pasi nuk ka kurrfarë logjike që deri në orën 23.00 të kërcehet e të këndohet dhe pas kësaj ore të mbyllet gjithçka. Virusi nuk ka orar. Kjo është thjesht një stërvitje paraprake për rikthimin e zborit në vjeshtë.
Në cilësinë e një njeriu që është revoltuar sistematikisht kundrejt talljes së madhe që komiteti me kryeministrin i ka bërë këtij vendi përmes dikaturës sanitare që të detyronte të vije maskën kur ecje vetëm në rrugë dhe ta hiqje këtë të fundit kur ishe me njerëz në lokal, u bëj thirrje të gjitha bizneseve në zonat turistike ta thyejnë orën policore njëkohësisht. Të vazhdojnë t’I mbajnë bizneset hapur, pasi Edi Rama nuk mund të burgosë një popull të tërë. Nëse bëhemi të gjithë bashkë kundër ores policore ai mbetet krejt i vetëm në marrëzinë e tij.
Merrini fëmijët tuaj dhe dilni pas ores 23.00. Thyejeni në shenjë proteste orën policore. Bëni një shëtitje në rrugë krejt të qetë dhe vazhdoni te qendroni në klube a restorante krejt të qetë dhe jepini mesazhin të marrit në kryeministri që nuk mund të tallet më me ne.
Në rast të kundërt nuk do të jetë e largët dita ku nuk do të bëjmë më dallimin mes vitit 1946 dhe vitit 2021.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here