Fatbardh Kadilli flet në vigjilje të Kuvendit Kombëtar: Kuvendi nuk është vetëm për recitimet tona, duhet analizë e thellë dhe bashkëbisedim mes demokratëve

0
93

Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, përmes një intervistë të dhënë për mikrofonin e FaxNews, ka analizuar situatën në Partinë Demokratike në vigjilje të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar ditën e nesërme.

Kadilli u shpreh se ai pret një analizë të thelluar në Kuvendin Kombëtar, edhe pse propozimet e tij u rrëzuan në mbledhjen e Kryesisë.

Kuvendimi dhe bashkëbisedimi mes demokratëve mund të çojë në zhvillimin e proceseve të brendshme duke çuar në krijimin e modeleve të opozitarizmit.

Ndryshimet dhe analiza janë gjëra të nevojshme dhe të domosdoshme për një parti në çdo moment, para zgjedhjeve gjatë zgjedhjeve dhe mbas zgjedhjeve

Në rastin konkret unë vetë dhe çdo demokrat ka pritshmëritë që analiza të jetë e plotë dhe e thellë dhe ndryshimet të jenë rrënjësore për t’i dhënë përgjigje situatës e cila është më dramatike se ç’duket në sipërfaqe.

Situata është më dramatike pasi shoqëria shqiptare përballet për herë të tretë me një mandat nga i njëjti kryeministër që i ka dhënë të gjitha provat e autoritarizmit në dy mandatet e para dhe për herë të parë një opozitë për herë të tretë në opozitë.

Opozitarizmi nuk është një kulturë e ngulur thellë në shoqërinë shqiptare, është një kulturë e re 30-vjeç. Të forcosh opozitarizmin në një shoqëri të vogël, pa traditë demokratike, duke ecur me modele të pasukseshmel, tregon që nuk e kuptuar qartësisht për atë çfarë të pret përballë.

Prandaj unë prisja dhe pres edhe nga Kuvendi, sepse proceset nuk mblidhen me një mbledhje, pres të ketë më tepër reflektim nga elita politike që është Kryesia dhe nga Kuvendi Kombëtar.

Kuvendi nuk është vetëm fjalimet dhe recitimet tona, edhe ato janë të rëndësishme për të përcjellë mesazh, por bashkëbisedimi dhe kuvendimi mes demokratëve ëshët i rëndësishëm”, tha Kadilli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here