Varreza masive e zbuluar në mes të Përmetit, drejtoresha e insitutit mohon se i përket kohës së regjimit: Është mesjetare

0
163

 

Varreza masive e zbuluar ditën e sotme në Përmet sipas Arta Dollani drejtoreshë e Institutit të Monumenteve të Kulturës  nuk i përket ish të përndjekurve në periudhën e komunizmit.

Dollani i tha ‘abc’ se në bazë të relacionit ka rezultuar se kemi të bëjmë me varre mesjetare që datojnë nga shekulli 3-11.

Grupet janë ende në vendndodhje duke bërë monitorimin e plotë të zonës ndërkohë që në ditët në vijim mund të bëhen edhe gërmime arkeologjike.

Varret u zbuluan nga firma ndërtuese e cila merret me shtrimin e rrugës në lagjen e re të Përmetit.

Menjëherë janë njoftuar autoritetet policore të cilët më pas kanë rrethuar zonën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here