Mënyra e thjeshtë për të kontrolluar pikët e patentës që të mos përfundoni sërish në autoshkollë

0
89

Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka shpjeguar së fundmi mënyrën se si drejtuesit e makinave mund të kontrollojnë në çdo moment  pikët e patentës së tyre në portalin E-Albania.

“Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë drejtuesve të automjeteve për t’u informuar online mbi gjendjen e pikëve të leje drejtimit. Sjellja juaj në timon, në qarkullim reflektohet në pikët tuaja, të cilat ju pakësohen kur procedoheni për kundravajtje ose ju rriten kur jeni korrekt!” njofton DPSHTRR.

KUJDES: Me ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, heqja e të gjitha pikëve ju çon në Autoshkollë për riedukim si drejtues mjeti!

Hapat që duhet të ndiqni:

-Identifikohuni si qytetar në portalin e-albania;

-Zgjidhni rubrikën “Transport dhe Automjete”;

-Zgjidhni shërbimin “Pikët e Drejtuesit të Mjetit”;

-Klikoni butonin “Përdor” për të shfaqur informacionin për pikët e drejtuesit të mjetit.

Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën: helpdesk@e-albania.al. e.l/abcnews.al/ 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here