Kushtetuesja, 3 pyetje Venecias për 30 qershorin: A u cënua e drejta e votuesve për të pasur mundësi zgjedhjeje?

0
130

Gjykata kushtetuese bëri publike tri pyetjet që i ka drejtuar Komisionit të Venecias në lidhje me çështjen që po shqyrton për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Me anë të një deklarate, kushtetuesja bën të ditur se në seancën plenare të datës 23 qershor 2021, pasi dëgjoi parashtrimet e kërkuesit dhe subjekteve të interesuara, vendosi të pezullojë gjykimin e kësaj çështjeje dhe të kërkojë një opinion nga Komisioni i Venecias në lidhje me standardet dhe parimet që duhet të merren në konsideratë në çështjen në shqyrtim.

Pyetja e parë që shtrohet në adresën e Komisionit të Venecias, është nëse Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor. Pyetja e dytë ligjet me parimet e periodicitetit të zgjedhjeve dhe pluralizmit politik.

Pyetja nr. 2: Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?

Gjykata Kushtetuese pyet komisionin e Venecias në pikën e tretë të kërkesës së saj nëse në një situatë të një klime pasigurie juridike, a e ka cënuar sjella e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje dhe a duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?.

Ligjshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 që u zhvilluan pa opozitën po shqyrtohet nga gjykata kushtetuese pas një padie të depozituar nga Bindja Demokratike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here