Homazhet në nderim të Uran Kostrecit, flet kryedemokrati Basha: Njeri i rrallë, simbol i anti-komunizmit. Ikja e tij, një zbrazëti e madhe në shpirt!

0
102

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot në homazhet e zhvilluara në nderim të Uran Kostrecit. Pasi ka kryer homazhet përkatëse, kryedemokrati Basha ka dhënë një deklaratë për mediat, nga ku është shprehur se njerëz të tillë si Uran Kostreci do ti mungojnë këtij vendi, ndërsa shtoi se të gjithë ne pasardhësve të tij na lind detyra e madhe patriotike dhe privilegji i nderit për ta mbajtur të gjallë kujtimin e tij, si një nga shqiptarët e rrallë, simbol të anti-komunizmit.

“Të gjithëve ne do të na mungojnë fizikisht kolosë të tillë si Uran Kostreci, ndërsa ne të tjerëve na lind detyra e madhe patriotike, privilegji i nderit dhe pesha e përgjegjësisë për ta mbajtur gjallë kujtimin e tij dhe të shokëve të tij, kujtimin e shqiptarëve të rrallë përballë terrorit të diktaturës dhe mekanizmave të saj. Shumica e atyre që e kanë njohur nga afër personalisht Uran Kostrecin, privilegjin e të cilës e kam pasur edhe vetë, sot ndjejnë një zbrazëti të madh në shpirt, ndaj i lutem Zotit që të na lërë me kujtimet e këtij njeriu të rrallë”, është shprehur ndër të tjera në prononcimin e tij, z. Basha.

Kostreci prej ditësh ishte i infektuar nga Covid-19 dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, e cila rëndoi gjendjen e tij shëndetësore duke i marrë jetën. Uran Kostreci njihet për Epopenë e karakalecave dhe dëshmitë për burgjet. Ai kaloi 20 vite në burgjet komuniste.

KUSH ESHTE URAN KOSTRECI

Uran Kostreci lindi  më 1938, në Sarandë. Ai u arrestua nw 5 gusht 1961. Më 28 tetor 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «tradhti ndaj atdheut», e mbetur në tentativë, me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet. Më 28 qershor 1973, Gjykata e Matit, e dënoi se «ka fyer përfaqësuesin e pushtetit», dhe se ka bërë «agjitacion e propagandë», me 8 vjet burg. Kreu gjithsej 20 vjet burg, u lirua më 13 qershor 1981. Pas burgut bëri 5 vjet internim, 1983-1988. Ka filluar të shkruajë poezi që në gjimnaz, por nuk mundi të botohej për arsye biografie. Botimet e para i ka filluar pas rënies së regjimit komunist në shtypin e përditshëm. Ka botuar disa vëllime poezi dhe një novelë. Ndër më të njohurat është poema “Epopeja e karkalecave”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here