Brataj: Pse jeni bërë pjesë e korrupsionit të bluzave të bardha?

0
114

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka sqaruar deklaratën e bërë pak ditë më parë ku tha se mjekët nuk mund të quhen kriminelë sepse marrin 50 mijë lekë.

Brataj përmend rastet kur janë liruar me arrest shtëpie, individë që kanë kryer vepra të rënda, duke rrezikuar apo rëndë duke shkaktuar vdekjen e personave të tjerë, teksa kanë qenë në timon.

Në postimin e tij Brataj përmend edhe rastin e Jehon Breçanit, 19-vjeçarit që i këputi këmbën të resë në Tiranë, dhe më pas u la nga gjykata nën masën “arrest shtëpie”.

“Ju të gjithë, ju që ankoheni, pse jeni bërë pjesë e korrupsionit? Pse keni paguar? Ku jeni drejtuar nëse ju kanë kërkuar lekë? Sa kallëzime ka?”, shkruan Brataj.

Ai nënvizon se është kundër ryshfetit dhe legalizimit të tij por me shëndetësinë dhe mbrojtjen e jetës për të lehtësuar dhimbjet e të sëmurëve.

“Mendoj se kjo shoqëri është e sëmurë sepse jeton me thashethemet e momentit, me memorjen e shkurtër. Shoqëri sipërfaqësore sepse nuk shikon përmbajtjen e problemit, por i mjafton një titull gazete dhe nga këto ka plot çdo ditë.

Shoqëri e qytetëruar? Një shoqëri që kërkon fajtor, që tregon vetëm gishtin, kënaqet me fatkeqësinë e tjetrit, ka shumë pikëpyetje! Një shoqëri ku intelektuali ka frikë të shprehet sepse masa profilesh fallco do ta denigrojnë. Intelektual shqiptar, çfarë pret? Shoqëri ku pseudointelektualët me dy-tre diploma në xhep, ku vitet që kanë jetuar u dalin më pak se diplomat e tyre, të mësojnë shkencën dhe kulturën. Shoqëri ku analistët sipas ngjyrës që preferojnë të bëjnë biografinë, madje janë profesionist më të mirë se ty! Një shoqëri që kërkon vetëm ndëshkim, burg, burg, burg në këtë agoni 30 vjeçare ka shumë për të pritur!

Shumë njerëz kanë kaluar abetaren dhe kanë shkuar te këndimi, por pa arritur asnjëherë te edukata!

Komente nga e gjithë bota e internetit, shqiptarë me fjalor që të vjen turp ta thuash me mendje, jo më ta shkruash! Do më falni ju të tjerët, që nuk mendoni si këto kategori, por sot edhe unë do ti shkruaj disa nga këto komente të tyre:

Bastard, krimininel, kurvar, i degjeneruar, hajdut, pis, fëlliqësirë, i biri i kurvës! Ti do varur, ti do vrarë, ti do hequr zvarrë, ti do djegur, ti do lidhur me litar pas makinës!

Çfarë ju bëra? Nuk kam të drejtë të flas, të shpreh mendimin tim professional? Kë vrava për të merituar këto dënime? Sigurisht që lista nuk përfundon kurrë!

Fëmijët tuaj, nipërit tuaj, çfarë edukate do të marrin? Një përqindje shumë të madhe të të qenurit tuaj, jeni modeli i fëmijës, nipit dhe mbesës suaj! Prandaj kjo shoqëri do të pres!”, shkruan Brataj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here