Vdekja në aksident e drejtorit të pyjeve në Maliq, arrestohet shoferi i kamionit

0
127

Marsel Nazifi, 38-vjeç, drejtor i Pyjores në Bashkinë e Maliqit humbi jetën ditën e djeshme, 9 korrik pasi një kamion i ngarkuar me dru me të cilin udhëtonte është rrëzuar duke e zënë poshtë.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen në fshatin Vrëpckë, Maliq policia bën me dije se ka arrestuar shoferin e kamionit, shtetasin S. G., 63 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Dyshohet se 63-vjeçarit  i ka dalë nga kontrolli mjeti tip kamion “Benz”, që e kishte fikur dhe parkuar, i cili ka filluar të lëvizë me shpejtësi në një dishezë dhe më pas është përmbysur në rrugë, duke shkaktuar vdekjen e 36-vjeçarit  Nazifi, pasagjer në këtë mjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here