Mbyll punimet Kuvendi, opozita parlamentare votoi 400 ligje të Ramës

0
141

Për periudhën 2019-2021 mazhoranca bashkë me votat e opozitës së re ka miratuar jo pak por më shumë se 395 ligje, ratifikime, akte normative, marrëveshje etj. Lënia e mandateve në 2019-ën nuk i kushtoi vetëm të djathtës por gjithë vendit. Me deputetët e opozitës së re Rama arriti të ndryshojë Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor në favor të tij. Si pasojë e ndalimit të koalicioneve shkuan dëm më shumë se 60 mijë vota të LSI-së. Ndër të tjera, ligje të tilla si ai për policinë e shtetit, arsimin dhe kërkimin shkencor, biznesin, financat, drejtësinë, aktet normative për tërmetin e pandeminë, janë miratuar pa një analizë të thelluar për shkak të mungesës së njohurive të përfaqësuesve atje. Fatura e dëmit mund të jetë e pallogaritshme

Dje ka qenë dita e fundit e parlamentit të legjislaturës 2017-2021. Në fakt është dita e fundit e një parlamenti i cili u njoh më shumë si “noter” i projektligjeve dhe vendimeve të qeverisë, por edhe për nga cilësia do mbahet mend si parlamenti me deputetët më të dobët në histori. Pas lënies së mandateve nga ana e opozitës në shkurtin e vitit 2019, ata u zëvendësuan me deputetë listash plotësuese. Në zgjedhjet e vitit 2017, këta individë ishin emra mbushës, të minutës së fundit. Një veprim që i kushtoi shumë jo vetëm opozitës, por gjithë vendit.

Ligjet
Ky parlament i cilësuar ndër të tjera si më qesharaku në histori, ka miratuar jo pak por më shumë se 395 ligje, ratifikime, marrëveshje e të tjera. Projektligje për arsimin, Reformën në Drejtësi, biznesin e financat jo në pak raste nuk kuptoheshin nga ligjvënësit, sidomos të asaj pjese që përfituan nga lënia e mandateve të kolegëve të tyre. Opinioni publik i njeh tashmë të gjithë, por dëmi që është shkaktuar mund të jetë i paimagjinueshëm. Janë miratuar akte normative dhe projektligje të cilat kanë dërguar ujë në hullitë e personave të caktuar.

Janë dhënë prona publike, apo janë deformuar ligje me shumicë absolute votash. Për shembull, në korrik të vitit të kaluar është miratuar projektligji për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë. Ky ligj ka marrë votën e jenishërëve apo gjuzëve që në fakt nuk dihet ende çfarë formimi arsimor kanë. Dhe ky është vetëm një prej tyre, ata kanë ngritur kartonin e tyre dhe për financat, biznesin, pronat etj. Kjo sa për të dhënë një pasqyrë se çfarë ka ndodhur në këto dy vjet me ligjet, pasurinë publike apo institucionet e këtij vendi si pasojë e ligjeve të miratuara nga kjo kastë deputetësh aksidentalë. Madje dhe ditën e djeshme me 83 vota ata zgjodhën dhe kreun e AMA-s.

Kodi Zgjedhor
Opozita do linte mandatet në 19 shkurt 2019, një veprim i pamenduar mirë nga ana e saj. 42 prej të listuarve të saj në vendet e fundit do vraponin të merrnin mandatet në KQZ. Ky veprim i tyre do e mbante Ramën në pushtet dhe për dy vite të tjera dhe jo vetëm kaq. Me deputetët që tashmë i njohin të gjithë, Rama bëri dhe ndryshimet kushtetuese apo Kodin Zgjedhor, që i shërbeu jo pak për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Këto ndryshime bënë që të paktën 60 mijë vota të LSI-së të shkonin dëm, ndërsa PD u detyrua të fuste në listat e saj aleatët, të cilët rezultuan një fiasko zgjedhore. Në fakt dhe vetë Rama erdhi në pushtet me të njëjtin Kod Zgjedhor. Në rast se do hynte pa koalicion në zgjedhjet e 2013, ndoshta edhe sot e kësaj dite do ishte në opozitë.

Analiza
Por nga ana e PD nuk u krye kurrë një analizë për atë çfarë ndodhi. Kush e dha idenë e djegies së mandatave dhe kush ishte përgjegjës për futjen në listat e zgjedhësve në vitin 2017 të personave pa integritet. Pse duhej t’i jepej gjithë kjo hapësirë pushtetit, që e ktheu në këto dy vite qeverisjen në autokraci të pastër. A u konsultua kjo më parë me faktorin ndërkombëtar, i cili nuk hezitoi të njihte si deputet të ligjshëm edhe persona të cilët mund të kenë probleme jo vetëm formimi intelektual por edhe karakterial dhe mendor. Çfarë duhet të bëhet me ato 400 ligje, akte normative, ratifikime dhe marrëveshje që një Zot e di se në interes të kujt dhe për çfarë janë bërë. Janë disa pyetje që vështirë të marrin përgjigje dhe në legjislaturën e ardhshme ku tashmë duket qartë se Basha nuk do bëjë të njëjtin gabim të dy viteve më parë.

Kush mbeti jashtë
Po kush janë deputetët, të cilët nuk do jenë në legjislaturën e ardhshme. Një pjesë, konkretisht 28 deputetë të kësaj legjislature që u mbyll, kandiduan për një tjetër mandat në zgjedhjet e 25 prillit por nuk arritën që të fitonin privilegjet edhe për 4 vite. Por përpos atyre që nuk fituan, pjesa dërrmuese e opozitës së re, një grup tjetër nga ai aktual i PS-së nuk do të jenë më në shtator, pasi nuk kandiduan në 25 Prill dhe mes tyre janë emrat e Ditmir Bushatit, Angjeli, Ulqini, Shameti, Jaku, Hyseni, Xhindi, ndërsa disa prej veteranëve si Besnik Baraj, Vasilika Hysi apo Gjermeni vendosën që të largoheshin vetë./MAPO

Deputetët që nuk fituan një tjetër mandat më 25 Prill
Ilir Beqaj
Artemis Malo
Edlira Bode
Robert Bitri
Enver Roshi
Fidel Ylli
Ervin Bushati
Pandeli Majko
Mimi Kodheli
Ylli Shehu
Spartak Braho
Eljo Hysko
Halit Valteri
Nimet Musaj
Artur Roshi
Adriatik Alimadhi
Andi Përmeti
Kostaq Papa
Selami Jenishehri
Kujtim Gjuzi
Edmond Stojku
Rudina Hajdari
Lefter Maliqi
Myslym Murrizi
Vasil Sterjovski
Elda Hoti
Zef Shtjefni
Korab Lita

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here