Boiken Abazi: Pastrimin e vërtetë të krimeve të Serbisë po e bën Rama!

0
128

Në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, me gazetaren Armela Ferko, kreu i Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi, lidhur mbi heshtjen e kryeministrit e Ramës dhe dredhitë e tij për të ngritur një rezolutë kundër gjenocidit serb në Kosovë në Gjykatën e Drejtësisë në Hagë, tha ndër të tjera se Rama në të vërtetë po e pastron Serbinë nga krimet.

Armela Ferko: Një ditë më parë Parlamenti i Kosovës ka miratuar rezolutën për ngritjen e një padie ndaj Serbisë për genocid, ndërkohë që ditët e fundit kemi parë një reagim të kryeministri Rama që ka qenë kundër…

Boiken Abazi: Dje parlamenti i Kosovës ka miratuar rezolutën opër të dënuar genocidin që ka ndodhur në Srebrenicë. Kjo rezolutë vjen pas rezolutës që ka miratuar Malit i Zi.

Dhe të vjen keq, dhe është shumë shqetësuese, që tashmë në rajon kemi pasur vetëm javët e fundit rikonfirmimin e dënimit për kasapin e Bosnje Hercegovinë, Ratko Mladic, kemi patur dënimin e ish shefit të UDB Stanishiçit,

Kemi edhe rezolutën e miratuar, pas pak ditësh do shënohet genocidi në Bosnjës dhe nga qeveria e Shqipërisë ka pasur një heshtje totale nga ana e qeverisë Rama.

Ka pasur një amnisti dhe në nivel deklarativ që vjen nëpërmjet miratimit në heshtje përballë këtyrë zhvillimeve, ku është shprehur edhe Presidenti Biden.

Do ishte e rëndësishme që edhe Kuvendi i Shqipërisë të mbështeste dënimin e genocidit që ka ndodhur në Bosnjë përmes një rezolute, por do ishte jetike për të bashkëpunuar me Republikën e Kosovës për të dorëzuar së bashkua me Shqipërinë një padi për genocidin për Serbinë.

Unë besoj që problemi kryesor është z. Rama po mashtron.

Jam përpjekur të dekonstruktoj gjithë tymnajën që është ngritur nga pushteti në Shqipëri, por edhe media satelitore pranë pushtetit të cilët kanë bërë një lloj goditje paraprake ndaj këësaj përpjekje xhenuine për të vendosur drejtësi në Ballkan.

Së pari është thënë nga Rama që kjo padi nuk do sjellë rezultate dhe ne nuk mund të shikojmë nga e kaluara, ndërkohë që ka thënë që ka mbështetur Gjykatën Speciale kur u ngrit.

Çfarë bën Gjykata Speciale,

Shikon nga e kaluara.dhe është duke hetur në Hagë krerët e UÇK.

Për krime të supozuara.

Por Rama pasi ajo u miratua e mbështeti.

Pra mbështet Gjykatën Spexiale për të hetuar të kaluarën, por është kundër për të hetuar Serbinë për krimin më të madh ndaj njerëzimit, që është krimit i genocidit.

Edhe Bosnja edhe Kroacia kanë dorëzuar padi në Gjykatën e Hagës kundër Serbisë.

Dhe ky argumeti duke eçuar në këtë Gjykatë ne e pastrojmë Serbinë, është një argument sa dredharak, sa edhe një argument që mbulon të vërtetën që fshihet pas faktit që pastrimin e vërtëtë të Serbisë sot po ia bën Edi Rama.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here